Telegrafi

Nuk ndalet Llullaku, shënon sërish (Video)

Azdren Llullaku nuk ndalet më dhe po ashtu edhe skuadra e tij, Gaz Metan.

I planifikuar për të luajtur për mbijetesë dhe pas një fillimi sezoni shumë të dobët, ekipi i sulmuesit shqiptar e sheh veten në vendin e dytë të klasifikimit të kampionatit rumun pas fitores në ndeshjen e sotme, në javën e 17 të kampionatit.

Gaz Metan përballej me Konkordian në fushën e vet dhe u gjend në disavantazh në minutën e 27 të takimit. Llullaku provoi disa herë të gjente rrugën e rrjetës që në pjesën e parë, por nuk ia doli mbanë duke shpërdoruar para portës kundërshtare, transmeton Lajmi.net.

Në të dytën ai korrigjoi shënjestrën pasi realizoi golin e avantazhit të përkohshëm 2-1, pasi Aksente kishte shënuar më parë golin e barazimit. Ishte përsëri Aksente ai që shënoi një tjetër gol, duke vulosur suksesin 3-1 të Gaz Metan që sheh veten vetëm tre pikë pas Steauas kryesuese.

https://www.youtube.com/watch?v=eSUskTvEOt4