Telegrafi

Nuk ndalet dhuna në futbollin francez: Payet goditet në kokë gjatë derbit Lyon – Marseille

Është ndërprerë ndeshja mes Lyonit dhe Marsilles në Ligue 1, pasi tifozët sërish kanë shkaktuar rrëmujë.

Një tifoz ka goditur në kokë sulmuesin e Marseilles, Dimtri Payet, duke i shkaktuar lojtarit lëndime në kokë.

Gjyqtari i urdhëroi lojtarët të kthehen në zhveshtore pasi Payet u godit me shishe të ujit në kokë kur po tentonte ta rivinte topin në lojë nga këndi.

Por zyrtarët e ndeshjet kanë njoftuar se ajo do të rifillojë nga minuta e 7-të, aty ku ishte ndërprerë.

Lojtarët e Lyonit, përfshirë Xherdan Shaqirin, kanë dalë në fushë për t’u ngrohur, por jo edhe ata të ekipit vizitor, Marseille.

Lyoni dhe Marseille nuk po kalojnë në formën më të mirë këtë sezon në ligë, pasi kanë ngelur shumë mbrapa liderit PSG.

Marseille i ka vetëm dy fitore në pesë ndeshjet e fundit dhe renditet në vendin e pestë me 23 pikë, 14 më pak se PSG-ja dhe katër më shumë se Lyoni.

Lyoni i Shaqirit është i 10-ti me 19 pikë nga 13 ndeshje. /Telegrafi/