Bersant Celina duket se ka gjetur formën e mirë.
Pas golit nga gjuajta e lirë ndaj Sheffield Wednesday në fitore 2-1 të Ipswich, ylli nga Kosova ka gjetur edhe një herë golin.
Ky ishte një tjetër gol i bukur, por këtë herë nga jashtë zona pas një driblimi të mirë.
E gjitha kjo në humbjen ndaj QPR-së me rezultat 2-1, ku shqiptari shënoi në minutën e 89-të.
Edhe trajneri, Mick McCarthy e ka lavdëruar paraqitjen e anësorit nga Kosova. /Telegrafi/
A wonder strike! @BersantCelina smashes one in from range to pull one back for @Official_ITFC ➡️ @EFL highlights from 9pm on @channel5_tv. pic.twitter.com/lkPpBOGJ30
— Channel 5 Sport (@Channel5Sport) September 9, 2017