Manchester City po vazhdon ta demolojë Manchester Unitedin, duke shënuar edhe golin e tretë në derbin që po luhet në kuadër të javës së nëntë në Ligën Premier.
Goli i parë u shënua nga Phil Foden në minutën e tetë, derisa pranoi një asistim të bukur nga Bernardo Silva.
Më pas ishte radha për Erling Haaland (34’), kur një harkim nga Kevin De Bruyne e gjeti brenda zonës norvegjezin që realizoi me kokë.
Pas vetëm katër minutash, Haaland e shënoi edhe të dytin personal me belgun që ishte sërish në rolin e asistuesit. /Telegrafi/
https://twitter.com/TopFootballShow/status/1576567708958613504