Neve as që na shkon mendja se sa baktere mund të grumbullohen në të
A i pastroni piskatoret?
Për shkak të përdorimit të përditshëm, ne harrojmë të pastrojmë shumë gjëra në çantë, ndërsa për disa mendojmë se nuk duhet të pastrohen.
Ekspertët tregojnë se piskatoret duhet të pastrohen pas çdo përdorimi, transmeton Telegrafi.
Pse është kështu?
Piskatoret mbledhin bakteret duke qëndruar në çantë, por edhe kur i përdorin ato.
Herën tjetër kur t’i ndukni vetullat, ato mund të kalojnë nëpër poret e lëkurës.
Nëse përdorni pickatoren e dikujt tjetër për të hequr disa qime shtesë, kjo nuk është e frikshme, por në qoftë se i përdorni ato për të hequr qimet e rritura nën lëkurë dhe ka kontakt me gjakun, ky mjet mund të shkaktojë sëmundje serioze në të ardhmen.
Në një rast të tillë, pickatorja mund të jetë një transportues i hepatitit C dhe HIV-it.
Nëse nuk keni mundësi tjetër veçse të përdorni të njëjtën pickatore me persona të tjerë, pastrojini së pari tërësisht me alkool ose peceta alkoolike. /Telegrafi/