Telegrafi

“Nuk mund të zgjidhja një” – Marcus Rashford emëron lojtarët më të mirë me të cilët ka luajtur

Marcus Rashford ka ndarë pak nga koha e tij për t’iu përgjigjur pyetjeve të mbështetësve të tij në rrjetin social TikTok.

Një përdorues i këtij rrjeti social pyeti se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur ndonjëherë dhe 26-vjeçari vendosi t’ia kthente.

Por, ai nuk mundi të kufizohej në një përzgjedhje dhe në vend të kësaj zgjodhi dy.

Lexo po ashtu Manchester United i gatshëm të pranojë humbjen me largimin e tre lojtarëve

“Lojtari apo lojtarët më të mirë me të cilët kam luajtur ndonjëherë janë Cristiano Ronaldo dhe Wayne Rooney ”, zbuloi Rashford, duke shtuar më pas në mbishkrimin e postimit: “Nuk mund të zgjidhja vetëm një”.

Rashford e kaloi sezonin 2021/22 me Ronaldon përpara se portugez të largohej nga klubi për te Al Nassr.

Koha e tij me Rooneyn ishte drejt fillimit të karrierës së tij pasi ai depërtoi në ekipin e parë, ndërsa ka mundur padyshim të mësojë shumë nga ai. /Telegrafi/