Telegrafi

Nuk mund të merrte frymë – Napoli lëshon njoftim për gjendjen e Zielinskit

Napoli lëshoi ​​një deklaratë ku konfirmoi se Piotr Zielinski iu nënshtrua testeve pas problemeve me frymëmarrjen, por të gjitha dolën negative.

Reprezentuesi polak u zëvendësuar në 16 minutat e para të ndeshjes së Serie A me Empolin në Stadio Diego Armando Maradona këtë mbrëmje.

Ai dukej se po mundohej të merrte frymë dhe i bëri shenjë nga qafa dhe gjoksi.

Zielinski u dërgua në dhomën e zhveshjes, duke u zëvendësuar nga Lorenzo Insigne.

Një deklaratë e lëshuar nga Napoli këtë mbrëmje konfirmon se Zielinski kishte disa vështirësi në frymëmarrje, por të gjitha testet rezultuan negative.

Lojtari u kontraktua me COVID-19 në tetor të vitit 2020 dhe ishte jashtë fushës për rreth tre javë në atë kohë.

Ndërkohë, stafi mjekësor i Napolit vuri në dukje gjithashtu se Eljif Elmas u zëvendësua gjatë të njëjtës ndeshje për një mavijosje të muskulit të pulpës së djathtë. /Telegrafi/