Kylian Mbappe ka sqaruar se çfarë ka ndodhur mes tij dhe Olivier Giroud.
Sulmuesi i talentuar ka zbuluar se anëtari i Chelseat e kishte kritikuar atë në miqësore e fituar 3-0 ndaj Bullgarisë se nuk po i pasonte topin.
Kështu, në stërvitje, dyshja nuk arrinin të shikonin njëri-tjetrin në sy, derisa Mbappe ka zbuluar se çfarë ka ndodhur mes tyre.
“Nuk u shqetësova, jam sulmues, e kam këtë ndjenjë 365 herë në ndeshje. Por, kjo është më shumë të flasësh publikisht. E urojë për dhomën e zhveshjes, nuk ka asgjë për mua dhe pastaj dëgjova nga mediat”, ka thënë anëtari i PSG-së.
“Ai nuk tha asgjë të keqe. Është fakti që doli të flet publikisht, do preferoja të vinte të më fliste në dhomën e zhveshjes. Por, ky nuk është problem”.
“Kemi diskutuar me të, bëri që njerëzit të flasin, të gjithë e dinë çfarë ndodhi, isha afektuar pak, por nuk do ta bëjmë të madhe, skuadra e Francës mbetet më e rëndësishme”, shtoi më tej Mbappe.
Ndërkohë, Franca të martën do zhvillojë ndeshjen e parë në Euro 2020 ndaj Gjermanisë. /Telegrafi/