Sead Kolasinac zbuloi se nuk mund të flinte për tri netë pas humbjes nga Tottenhami.
Ish-mbrojtësi i Arsenalit tani po luan për Marseillen në Francë pas transferimit të tij vitin e kaluar.
Dhe ndërsa ish-shokët e tij të skuadrës së Topçinjve mbetën në zonën e Ligës së Evropës, Kolasinac siguroi kualifikimin në Ligën e Kampionëve për këtë sezon.
Skuadra nga Ligue 1 zhvilloi ndeshjen e fundit në Grupin D në shtëpi ndaj Spurs duke e ditur se një fitore do t’i dërgonte ata në fazat e eliminimit direkt.
Chancel Mbemba kaloi Marseillen në epërsi pak para pjesës së parë përpara se Clement Lenglet të barazonte nëntë minuta në pjesën e dytë.
Dhe Kolasinac pati një shans të artë për ta fituar ndeshjen – por goditja e tij ishte shumë e dobët dhe përfundoi jashtë.
Për t’i bërë gjërat edhe më keq, Marseille nuk e dinte se një barazim do t’i dërgonte atë në Ligën e Evropës.
Në minutën e 95-të, Pierre-Emile Hojbjerg shënoi golin e fitore për Tottenhamin, duke i dhën fund kështu rrugëtimit të skuadrës franceze në Ligën e Kampionëve.
Dhe Kolasinac u ndikua veçanërisht nga roli i tij në humbje.
Siç raportohet nga L’Equipe , presidenti i klubit Pablo Longoria zbuloi se boshnjaku i tha atij në fushë: “Nuk kam mundur të fle për tre netë për shkak të kësaj”.
Kolasinac, megjithatë, është përgjigjur shkëlqyeshëm dhe është një lojtar kyç në ekipin e Igor Tudor.
Ish-lojtari i Arsenalit – i cili bëri 118 paraqitje në pesë sezone me londinezët e veriut – shënoi golin e fitores kundër Monacos para Kampionatit Botëror dhe ka ndihmuar Les Phoceens të jetë i dyti pas PSG-së në ligë. /Telegrafi/