Kjo pije është kombinim i pemëve dhe perimeve, që krijojnë një lëng të mbushur me vitamina, e të cilat e mundësojnë funksionimin e duhur të trupit.
Disa nga përfitimet shëndetësore që i sjell kjo pije janë:
– Parandalon shpërndarjen e qelizave të kancerit
– Përmirëson funksionimin e mushkërive
– Parandalon shtypjen e lartë të gjakut dhe sulmet në zemër
– Përmirëson sistemin e imunitetit
– Përmirëson shikimin
– Ndihmon në shtendosjen e muskujve pas ushtrimeve
– Heq toksinat nga trupi
– I lehtëson dhimbjet e menstruacioneve
Përbërësit:
– Një patate
– Një karotë
– Një mollë
– Lëng limoni
Fillimisht i pastroni me ujë tërësisht të gjithë përbërësit dhe pa i qëruar i preni mirë.
I vendosni në përzierës dhe i përzieni ndërkohë që shtoni lëngun e limonit për të përmirësuar shijen.
Këtë pije gjithmonë e përdorni të freskët dhe në mëngjes kur e keni stomakun e zbrazët, ose një orë pas mëngjesit.
Sidoqoftë, për rezultate më të mira mund ta përdorni dy herë në ditë, në mëngjes dhe rreth orës pesë pasdite. /Telegrafi/
Vlen të ceket se kjo pije nuk ka efekte të këqija anësore, është e mbushur me vitamina dhe ju ndihmon në humbjen e peshës në mënyrë të shëndetshme. /Telegrafi/