Një studim i ri ka zbuluar se varësia apo përdorimi i tepërt i celularëve të mençur shkakton shqetësimin dhe depresionin te adoleshentët.
Sidoqoftë, nuk ka pasur ndonjë lidhje mes celularëve apo përdorimit të internetit dhe shëndetit të keq mendor mes pjesëmarrësve që e kanë përdorur teknologjinë për të shmangur mërzinë.
Ekipi nga Universiteti i Illinois ka anketuar 300 studentë të universitetit me pyetësorë që i ishin adresuar shëndetit mendor të studentëve, kohës që e shpenzojnë në celular apo internet dhe motivet e tyre për t’i përdorur paisjet elektronike.
Qëllimi i studimit ka qenë të zbulohet nëse sjelljet varëse dhe vetë-shkatërruese me celularë dhe përdorim të internetit lidhen me shëndetin mendor.
Hulumtuesit kishin zbuluar se personat që e kanë përshkuar veten si shumë të varur ndaj internetit dhe celularëve kanë pasur probleme me depresionin dhe shqetësimin. /Telegrafi/