Thouca Mechanicos nga Shtetet e Bashkuara, si shumë dashamirës të tjerë të Mercedes-Benz DTM, nuk kishte mundësi ta blinte këtë veturë të gjerë, por ai nuk u dorëzua.
Megjithëse të gjithë i thoshin se nuk mund ta krijonte makinën e fuqishme, ai vazhdoi punën deri në finalizim duke i lënë të gjithë pa fjalë, transmeton Telegrafi.
Ai e ka shfrytëzuar një C55 AMG që është prodhuar më 2014, për ta kthyer në modelin e ëndrrave.
Pos pjesës së jashtme, që është identike me DTM, është ndryshuar edhe motori që kishte 360 kuajfuqi, duke u shtuar në 550 njësi.
Me fuqinë, shpejtësinë dhe pamjen e jashtme me më shumë aerodinamike, kjo veturë është larguar nga rruga dhe është futur në pista për gara. /Telegrafi/