Joelinton ishte lojtari i ndeshjes në barazimin 1-1 të Newcastle me Manchester United, derisa pas ndeshjes dha një intervistë për Sky Sports.
Gazetari Patrick Davidson bëri një pyetje që pothuajse nuk i pëlqeu askujt: “Joelinton, a mund të jem plotësisht i sinqertë? Nuk e kuptova që ishe aq i mirë!”.
Është e drejtë të thuhet se tentimi i tij për të bërë shkak nuk shkoi mirë në Twitter, me shumë fansa që e kritikuan këtë pyetje si shumë mosrespektuese ndaj brazilianit.
"I think the disrespect he gets is a disgrace!" 👀
Sean Longstaff was delighted with the recognition Joelinton is receiving after his Man of the Match performance against Man Utd and said that the disrespect shown towards him is a disgrace 🎙💬
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) December 28, 2021
Vetë lojtari e mori qetësisht situatën, derisa Newcastle do të ketë nevojë për shumë më tepër paraqitje si kjo në përpjekjen e tyre për të mos rënë nga kategoria këtë sezon.
Ndërsa pyetja pas ndeshjes ishte mungesë respekti, ai fitoi shumë lëvdata nga shoku i skuadrës Sean Longstaff, i cili vlerësoi lojën e mesfushorit.
⭐️ Man of the Match, @NUFC’s Joelinton
64 touches
Completed 25/33 passes
23 duels*
11x possession won*
2 blocks
3 chances created*
2 shots
14 sprints*all most/joint-most in match pic.twitter.com/KAjiglBkbY
— Sky Sports Statto (@SkySportsStatto) December 27, 2021
Rezultati do të thotë se lojtarët e Eddie Howe kanë grumbulluar vetëm 11 pikë nga 19 ndeshje këtë sezon dhe kanë shënuar vetëm një fitore deri më tani.
Ata janë dy pikë larg Watfordit në vendin e 17-të, por kanë luajtur dy ndeshje më shumë se Hornets, në përpjekjen e tyre për mbijetesën në Ligën Premier. /Telegrafi/