Site icon Telegrafi

Nuk mbarojnë vlerësimet për Taren, tani ish-interisti Baccalosi ka dy fjalë për shqiptarin

Për Igli Taren flet më së miri puna e bërë te Lazio.

Drejtori sportiv i lacialëve ka arritur të sjellë në klub lojtarë të rinj, që sot janë ndër më të kërkuarit në afatet kalimtare.

Por nuk është vetëm kjo ajo që e bën atë të jetë ndër më të mirët, madje në vendin fqinj e kanë zgjedhur si më të mirin jo për të parën herë.

Fjalët e mira nuk mungojnë dhe ka qenë një ish-interist që e ka vlerësuar vlonjatin në një prononcim të dhënë për “SportItalia”.

Evaristo Beccalossi është ai që komplimentin Taren, sidomos për shitjen e Lucas Biglias te Milani dhe Keita Baldes te Monaco.

“Drejtori sportiv më i mirë i vitit është Tare. Ai bëri një punë të mrekullueshme. Nuk do të kishte qenë e lehtë për askënd, por ai arriti të shesë Biglia dhe Keita për 50 milionë euro dy lojtarë që u skadojnë kontratat vitin e ardhshëm”, ka thënë Beccalossi. /eds/

Exit mobile version