Dejan Lovren i ka kërkuar Ante Kacic që mos ta përfshijë në listën e ekipit kombëtar për ndeshjet e ardhshme kundër Islandës dhe Irlandës së Veriut.
Kroacia do të luajë në Maksimir pa praninë e tifozëve më datën 12 nëntor kundër Islandës në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës në Rusi, por edhe atë kundër Irlandës së Veriut.
Në një intervistë për SN, ai nuk ka pranuar të zbulojë arsyet e këtij vendimi, por theksoi se mbetet në dispozicion të kombëtares për ndeshjet e ardhshme, transmeton Telegrafi.
“Natyrisht, jam ende në gjendje të luajë për kombëtaren. Por, për momentin nuk jam i gatshëm të luajë”, tha Lovren, i cili ndeshjen e fundit për ekipin kombëtar e ka luajtur në muajin mars kundër Izraelit.
Kujtojmë se Lovren nuk ishte paraqitur edhe në fitoren e thellë të Kroacisë prej 6:0 kundër Kosovës. /Telegrafi/