Falë këtij truku, modelja e famshme ka një lëkurë të bukur të fytyrës
Irina Shayk (34) ka lëkurë perfekte të fytyrës dhe gjithmonë duket e freskët falë këtij truku bukurie, të cilit i është përmbajtur prej vitesh
“Unë kurrë nuk vë pudër me ndihmën e aplikuesve ose furçave, por me gishta. Kjo e lehtëson procesin dhe teni duket pakrahasimisht më i bukur”, thotë Irina.
Para se të vërë grim, ajo gjithmonë praktikon një masazh me akull, për të cilin thotë se është pothuajse magjik.
Falë këtij truku, fryrja nga fytyra dhe rrathët e errët zhduken në kohë rekord.
Përveç kësaj, masazhi stimulon qarkullimin, kështu që teni duket shumë më i mirë. Dihet gjithashtu që masazhi është i shkëlqyeshëm për parandalimin e rrudhave.
“Kur jam e lodhur ose zgjohem me sy të fryrë, mënyra më e mirë për të eliminuar këtë problem është masazhi me kube akulli. Këtë hile e kam mësuar nga nëna ime dhe me të vërtetë funksionon ”. /Telegrafi/