Telegrafi

Nuk i kreu detyrat e shtëpisë, pakistanezi djeg për së gjalli të birin 12-vjeç

Një burrë nga Pakistani, e ka djegur për së gjalli të birin e tij 12-vjeç, në apartamentin brenda të cilit jetonin në Karachi, pasi djali i tij nuk ka mundur t’i përgjigjet pyetjeve të detyrave të shtëpisë, thuhet në raportin e policisë.

Shaheer Khan pësoi djegie në pothuajse çdo pjesë të trupit, ku si pasojë u dërgua në spital për tretman, por nga atje kanë bërë të ditur se nuk i ka mbijetuar plagëve, transmeton Telegrafi.

Babai i tij Nazir e kishte spërkatur me kërozinë të birin dhe në fund i kishte vënë zjarrin në tentim që ta frikësoj për t’i përfunduar detyrat e shtëpisë, por zjarri u përhap në tërë trupin e tij.

Duke dëgjuar britmat e të birit, e ëma e tij Shazia vrapoidrejt dhomë dhe mori një batanije dhe rroba me të cilat tentoi t’ia ikë zjarrin, por tentimet e saj nuk ishin të mjaftueshme për ta shpëtuar.

E pasi e varrosi të birin dhe mbajti zi për dy ditë, vendosi të ngrit padi ndaj bashkëshortit, të cilin policia e arrestoi dhe vazhdon të qëndrojë prapa grilave derisa të shfaqet në bankën e të akuzuarve.

Polici Salim Khan tha para gazetarëve pakistanezë, se Nazir ishte nervozuar kur Shaheer kishe këmbëngulur t’i lë në gjysmë detyrat që të luaj me shokë.

E pasi që nuk i është përgjigjur disa pyetjeve që kishin të bëjnë me detyrat e shtëpisë, babai i tij ndërmori veprimin ekstrem. /Telegrafi/