Telegrafi

Nuk kishte se si të mos bëhej virale në internet – huqja e Hazardit përball Estonisë është diçka shokuese

Belgjika arriti të fitonte mbrëmë 3-1 ndaj Estonisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës që mbahet në Katar në vitin 2022.

Eden Hazard luajti për mbi 60 minuta në këtë sfidë, duke krijuar disa shanse të mira për bashkëlojtarët, por edhe që ishte lojtari më i fauluar në këtë sfidë.

Mirëpo, në minutën e 24-të të takimit, anëtari i Real Madridit bëri një huqje të madhe, derisa gjendej përballë me portierin.

Duke tentuar që të kalonte atë, ish-lojtari i Chelseat nuk ia doli ta bënte atë gjë, me portierin që i rrëmbeu topin nga këmbët.

Natyrisht se kjo huqje e tij është bërë virale në internet, dhe nuk ka kaluar pa u komentuar.

Hazard po kalon nëpër një formë të tmerrshme te Los Blancos, ndërsa lidhet me një rikthim te The Blues në janar, ose në verën e vitit të ardhshëm.

Belgjika tashmë e ka siguruar kualifikimin për në Kupën e Botës që mbahet në fund të vitit 2022, pasi është lider i Grupit E me 19 pik, Uellis me 14 sosh, Republika Çeke me 11, Estonia me katër dhe Bjellorusia me 3 sosh. /Telegrafi/