Pasi lojtarët e Manchester City fituan Ligën e Kampionëve për herë të parë në historinë e klubit, në dhomat e zhveshjes u zhvillua një festë e madhe dhe e merituar.
Me një gol të mesfushorit spanjoll Rodrigo, Manchester City mposhti mbrëmë Interin në finalen e Stambollit dhe kështu u bë vetëm klubi i dytë anglez që fiton “tripletën”, kurorën e trefishtë me tre trofetë më të mëdhenj në sezon.
Mbrëmjen e djeshme, lojtarët e Man Cityt i shtuan Ligës Premier dhe FA Cup trofeun më të rëndësishëm, titullin e Kampionatit Evropian. Pas fitores ndaj Interit, pati një festë të merituar.
A view from the dressing room! 👋#ManCity | #UCLfinal pic.twitter.com/KOHShgazLL
— Manchester City (@ManCity) June 10, 2023
Fillimisht qytetarët kanë festuar në fushën e Ataturk Arena, e më pas festa ka kaluar në dhomat e zhveshjes.
Në qendër të vëmendjes ishte edhe një herë Jack Grealish, anësor anglez, i cili me ardhjen nga Aston Villa në Manchester City, arriti të bëjë atë që e ndryshoi historinë e klubit, që është fitimi i trofeve evropian.
Gjithmonë interesant jashtë fushës, Grealish festoi, këndoi dhe filmoi veten, dhe në qendër të vëmendjes, natyrisht, ishin birrat.
The boys in blue will never give in 💙#ManCity | #UCLfinal pic.twitter.com/OHbbGGaCoM
— Manchester City (@ManCity) June 11, 2023
Djali i Phil Fodenit, i cili është gjithmonë i mirëpritur në dhomat e zhveshjes dhe të cilin e bartnin lojtarët e Qytetarëve, si të ishte trofe, ka festuar bashkë me lojtarët e Man Cityt.
Dhoma e zhveshjes i kënduan heroit të fitores, Rodrit. /Telegrafi/
"Rodri's on fire!" 🔥#ManCity | #UCLfinal pic.twitter.com/wtkDnslH2O
— Manchester City (@ManCity) June 11, 2023