Site icon Telegrafi

Nuk keni të dashur, të fejuar, as bashkëshort? Mos u dëshpëroni, sepse kjo vërtet është mirë për ju!

Nëse jeni të vetme, ju jeni vërtet një person i lumtur

Është e njohur që njerëzit të cilët janë të vetëm, dhe nuk kanë partnerë, të tjerët i konsiderojnë të pafat dhe të vetmuar. Është fakt që kur pranë vetes ke dikë, ndihesh më e sigurt dhe më e plotësuar, mirëpo ndonjëherë është më mirë të jesh vetëm se sa me këdo qoftë.

Të qenurit vetëm dhe pa partner nuk është asgjë e keqe, por është një mundësi e madhe për të njohur veten, se çfarë doni dhe çfarë peshon rreth jush, transmeton Telegrafi.

Vetëm atëherë do të dini të jeni plotësisht të kënaqur me vetem, por edhe kur dashuria ju troket në derë.

Nëse mendoni se jeni e pakënaqur sepse jeni vetëm, mendoni përsëri. Përpiquni të jeni optimiste çdo ditë.

Rregullat se si ta mbijetosh vetminë e madje ta shijosh atë

Para së gjithash: harroni çdo rregull

Jeni ju vetë që hartoni rregullat, që vendosni se çfarë do të bëni (dhe çfarë nuk do të bëni), çfarë do të hani, kur do të ngriheni nga shtrati. Ndërgjegjësohuni se mund të bëni çfarë të doni, kur të doni.

Mos kini frikë të përkëdhelni veten

Mos përtoni të bëni një vaskë të ngrohtë sapo mbërrini në shtëpi, të pini një aperitiv dhe thjesht të blini një tufë lulesh për kënaqësinë tuaj.

Kujdesuni për miqtë

Merrni shoqet në telefon, ftojini ndonjëherë për darkë ose për të pirë ndonjë gjë dhe flisni me to se si e kaloni ditën. Mos rrini për shumë kohë vetëm (por kujdes: nuk duhet të dilni patjetër çdo mbrëmje, sepse duhet të mësoheni të mos keni frikë të qëndroni vetëm në darkë në shtëpi). /Telegrafi/

 

Exit mobile version