Site icon Telegrafi

Nuk keni parë autogol më qesharak: Është e pamundur të bësh një pasim më të keq se kaq!

Ndeshja mes Shonan Bellmare dhe Yokohama FC e vlefshme për J1 League të Japnisë u mbyll me rezultat të barabartë.

Deri këtu është gjithçka në rregull, por njëri nga golat e shënuar ishte shumë qesharak.

Takuya Wada, mbrojtësi i majtë veteran i Shonanit, donte të bënte një pasim për të ndryshuar pozicionin e topit në fushë, por pasimi u ekzekutua aq keq sa që goditja e tij shkoi drejt e në portën që ishte lënë bosh nga portieri i tij.

Fytyra e tij dhe e shokëve të skuadrës e bëjnë të qartë se sa e pa besueshme ishte situata.

Për fat të mirë, autogoli i tij komik nuk e vendosi rezultatin përfundimtar, pasi Shonan barazoi në fund për 2-2. /Telegrafi/

 

Exit mobile version