Roma është mposhtur edhe në xhiron e 34-të në Serie A nga Sampdoria me rezultat 2-0.
Giallorossët nuk e filluan edhe aq mirë takimin, me Marash Kumbullën e Bryan Cristanten të ndëshkuar me kartonë të verdhë.
Ishte minuta e 45-të, kur Sampdroria realizoi golin e parë nëpërmjet Adrien Silvas, që u asistua nga Thorsby.
⏸️ | INTERVALLO
Dopo un minuto di recupero, l'arbitro manda le squadre negli spogliatoi. Andiamo al riposo in vantaggio, grazie al gol di #Silva.#SampRoma 1⃣-0⃣#SerieATIM #FORZADORIA 🔵⚪️🔴⚫️⚪️🔵 pic.twitter.com/tAxGkCDxvh
— U.C. Sampdoria (@sampdoria) May 2, 2021
Në pjesën e dytë, vendasit ia dolën të shënonin edhe një herë, tani nëpërmjet Jakub Janktos (66′), për rezultatin 2-0.
Roma ia doli të tund rrjetën e Sampdrorias në minutën e 68-të, mirëpo goli i Borja Mayoral u anulua nga VAR për pozitë jashtë loje.
Pas javës së 34-të, Roma vazhdon të jetë në vendin e shtatë me 55 pikë, derisa rrezikon pozitën që dërgon në kualifikimet për në Ligën e Evropës. /Telegrafi/