Telegrafi

“Nuk i kemi lënë ne” – kompania kontraktuese pa përgjegjësi pas ankesës së qytetarit për lënien e mbetjeve nga punimet

Ndreqe.com vazhdon të jetë adresë ku qytetarët shprehin pakënaqësit e tyre për mjedisin ku ata jetojnë.

Një qytetar nga Gjilani, ka shprehur shqetësimin e tij në këtë platformë, ku ka thënë se disa mbetje të punimeve nga kompania kontraktuese ‘Hidromorava – Teuta M’, po qëndrojnë tash e dy muaj në vendin ku kanë bërë një ndërrim të gypit të ujësjellësit.

“Këto mbetje janë mbi dy muaj këtu të kompanisë kontraktuese Hidromorava, Teuta M, pas ndërrimit të një gypi të ujësjellësit”, ka shkruar ai.

Qytetari thekson se është ankuar në kompani, por që të njëjtit kanë thënë se përgjëgjësia nuk qëndron tek ta.

“Jemi anku në kompaninë Hidromorava, po përgjigja e tyre pa asnjë përgjegjësi ishte ‘nuk i kemi lënë ne’, edhe pse ia kemi cekuar që kompania kontraktuese nga ju është ajo që i ka lënë. Kemi provu me e kontaktu edhe kompaninë Teuta M, por vetem na kanë injoruar dhe nuk na kanë kthyer përgjigje”, ka shkruar ai.

Ndryshe, në pamjet të cilat i ka publikuar qytetari shihet se mbetjet janë afër një parku lojrash për fëmijë. /Telegrafi/