Site icon Telegrafi

“Nuk kam thënë kurrë se nuk do të kthehem te Roma”- De Rossi flet për rikthimin e mundshëm

Daniele De Rossi ka thënë se shkarkimi është ‘pjesë e punës’ për një trajner, por shtoi se në kampin stërvitor të Romës ndihet ‘si në shtëpi’ dhe ai nuk do ta përjashtonte kurrë një rikthim.

Ish-trajneri i Romës u shkarkua në shtator, por zëvendësuesi i tij Ivan Juric po ashtu u largua në më pak se dy muaj në krye, pasi ai u shkarkua gjithashtu të dielën.

Duke pasur ende një kontratë me Romën, De Rossi ishte i lidhur me një rikthim të mundshëm në stolin e ish-skuadrës së tij, megjithëse ai ishte vetëm një nga kandidatët e mundshëm për këtë punë.

Duke folur gjatë edicionit të 12-të të ‘Hall of Fame’ në futbollin italian në terrenin stërvitor të Coverciano, ku mori çmimin për kategorinë ‘Futbollist italian’, 41-vjeçari tha se do të kthehet në Trigoria, pa specifikuar se në cilin rolin që do të kthehej.

“Asnjëherë më në Trigoria? Unë kurrë nuk e kam thënë këtë. Përtej dinamikës, si lojtar dhe trajner, shkarkimi është pjesë e punës”.

Lexo po ashtu Tifozët filluan protestat pas shkarkimit të De Rossit, CEO i Romës detyrohet të jap dorëheqje

“Ai vend është si shtëpia për mua; aty punon edhe babai im. Kam kaluar më shumë kohë në Trigoria dhe këtu sesa në shtëpi. Pra, ashtu siç jam kthyer në Coverciano, do të kthehem edhe në Trigoria’”, ka thënë De Rossi për TMW. /Telegrafi/

Exit mobile version