Telegrafi

“Nuk kam familje dhe e dashura ime nuk jeton me mua – kam vetëm pesë miq”, Davies me një rrëfim rrëqethës

Alphonso Davies, njëri nga mbrojtësit e majtë më të mirë sot, ka folur në Twitch për jetën e tij përtej futbollit dhe ta dëgjosh atë tingëllon shumë rrëqethëse. 

Lojtari i Bayern Munichut pranon se ka pak gjëra për të bërë përtej stërvitjes dhe lojërave.

“Është pak shqetësuese të mos kesh diçka për të bërë, veçanërisht kur të gjithë miqtë e tu kanë punë”, shpjegoi fillimisht kanadezi me origjinë ganeze.

“Jeta si një futbollist profesionist është e mrekullueshme për t’u çlodhur dhe për t’u shijuar. Por pas stërvitjes, nuk ka asgjë për të bërë”.

Davies nuk e fsheh faktin se ndihet i vetmuar në Mynih.

“Meqenëse nuk kam familje dhe e dashura ime nuk jeton me mua, unë jam vetëm. Ndoshta kam pesë miq. Jam një humbës me popullaritet”, përfundoi

Disa fjalë shqetësuese nga futbollisti kanadez që mund t’ju bëjnë të mendoni shumë se si mund të jetë jeta e një futbollisti të ri në një vend të huaj. /Telegrafi/