Në mungesë të kuorumit nuk ka kaluar mocioni procedural i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për të diskutuar lidhur me vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për tarifat e reja të rrymës.
Pas kësaj ka bërë që PDK dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ta lëshojnë sallën e Kuvendit.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kërkuar që të ketë diskutim për këtë çështje.
“Kërkojmë nga Kuvendi që të vendosin në rend të ditës mocionin e diskutimit për tarifat e reja”, tha Tahiri.
Pas hedhjes në votim, në votim kanë marr pjesë vetëm 36 deputetë.
“Kuvendi nuk ka pasur kuorum për miratimin e kësaj çështje urgjente. Vetëm 36 deputetë kanë marr pjesë”, tha kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Bordi i ZRrE-së me 5 vota për, asnjë kundër ka miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike, pas atij paraprak në 600kWh që ishte propozuar më parë.
Sipas ZRrE-së, të gjithë konsumatorët që shpenzojmë më shumë se 800kWh do të ketë dy tarifa.
Në lidhje me shtrenjtimin e tarifave të rrymës, komente në ZRrE kanë dërguar Presidenca e Kosovës, Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë, Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. /Telegrafi/