Site icon Telegrafi

Nuk ka teknologji të golit në eliminatore – gjyqtarët e VAR vendosën se topi kishte kaluar vijën në ndeshjen Francë – Bosnje dhe Hercegovinë

Në pjesën e parë të ndeshjes Francë – Bosnje dhe Hercegovinë për kualifikueset për Kupën e Botës Katar 2022, ishte një moment interesant në ndeshje.

Edin Džeko i kalo boshnjakët në epërsi prej 1-0 në minutën e 35-të.

Por francezët barazuan shifrat në minutën e 39-të nga një situatë e diskutueshme.

https://www.youtube.com/watch?v=In8Z1P-I1BU&ab_channel=DUPLAY

Pas goditjes nga këndi, topi u kthye kah porta nga Antoine Griezmann, por portieri Ibrahim Sehic ndërhyri dhe e largoi topin jashtë.

Sidoqoftë, gjyqtari Sandro Schwrer tregoi se loja duhet të ndërpritet në mënyrë që të konsultohet me kolegët nga dhoma VAR.

Fedayi San dhe Lionel Tschudi vendosën që topi kaloi vijën e portës, por shikuesit në transmetimin e drejtpërdrejtë televiziv nuk patën një rast për të parë nga kamera paralel, pasi edhe ‘goal line’ nuk është i instaluar.

Një moment që mund të bëjë që në të ardhmen të instalohet edhe teknologjia për vijën e portë ne eliminatore. /Telegrafi/

Exit mobile version