Lille ka shënuar fitore me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Lorientit, në kuadër të xhiros së 20-të në elitën e futbollit francez.
Një ndër lojtarët më të mirë në fushë për ekipin francez ishte edhe sulmuesi kosovar Edon Zhegrova, i cili shënoi një gol fantastik në çastet e fundit të ndeshjes.
Po luhej minuta e 93-të kur Zhegrova me një goditje nga një distancë e largët arriti të mposht portierin kundërshtar për rezultatin 3-0.
Ky ishte goli i dytë i Zhegrovës në këtë edicion të ri të garave në Ligue 1, teksa ai numëron edhe katër asistime.
https://twitter.com/mvngvkyo/status/1746531798882844851
Forma e lartë e Zhegrovës këtë sezon me Lille ka rënë në sy të shumë ekipeve evropiane, ku një ndër ekipet që raportohet se ka shprehur interesim për janë Borussia Dortmund dhe Real Sociedadi.
Ai nga SofaScore është vlerësuar me notën 8.4, duke qenë nga më të mirët në fushë.
24-vjeçari ka kontratë me Lille deri në vitin 2026 dhe momentalisht vlera e tij në treg sipas Transfermarkt qëndron rreth 10 milionë euro./Telegrafi/