Edhe pse në ditët e sotme thuajse të gjithë dinë për celulitin, megjithatë është shumë i vështirë largimi i tij dhe sidomos është vështirë të shmanget përsëritja e tij.
Ekzistojnë pesë parametra të cilët janë përgjegjës për krijimin e celulitit: stresi, çrregullimet në qarkullim, grumbullimi i lëngjeve të tepërta, grumbullimi i radikaleve të lira dhe toksikeve, krijimi i shtresave ‘të robëruara’ yndyrore nën lëkurë.
Si rezultat i kësaj vjen deri të ndryshimet në indin nënlëkuror ku mblidhet yndyra në formë të fshikave ujore, ndërsa sipërfaqja e lëkurës bëhet e vrazhdë dhe e rrudhosur, sikur korja e portokallit. Ky cikël është vazhdimisht i pranishëm, ndërsa ushqimi i shëndetshëm dhe dietat e caktuara, madje edhe ushtrimet, shpeshherë nuk mjaftojnë.
Është i gabuar mendimi se me anë të një “shkopi magjik” në formën e preparateve anti-celulit mund të shmangen këto ‘sulme’ jo të këndshme për një kohë të shkurtër.
Femrat duhet që preparatet kundër celulitit t’i përdorin gjatë gjithë vitit. Në luftën kundër celulitit ushqimet më të mira natyrore janë cimet, portokalli i hidhët, vaji i farave të grurit i pasur me vitaminë E, barbaroza dhe algat, filizi, vaji i piperit të gjelbër dhe vaji i trëndafilit të egër. /Telegrafi/