UEFA ka nisur një hetim ndaj gjyqtarit të Ligës Premier, David Coote.
Më herët, një video u shfaq në internet që tregonte arbitrin 42-vjeçar britanik duke thithur pluhur të bardhë.
Videoja, të cilën Coote ia dërgoi mikut të tij nëpërmjet mesazherit, është regjistruar më 6 korrik, një ditë pas ndeshjes mes Spanjës dhe Gjermanisë në çerekfinalen e Euro 2024.
UEFA ka njoftuar se ka nisur një hetim për një shkelje të mundshme të rregulloreve disiplinore.
Një inspektor i etikës dhe disiplinës i UEFA-s është caktuar për të vlerësuar veprimet e gjyqtarit.
Për kujtim, Coote aktualisht është pezulluar nga PGMOL – organi përgjegjës për arbitrimin në Angli – pas rrjedhjes së një videoje në të cilën gjyqtari fyen Liverpoolin dhe Jurgen Kloppin.
Pezullimi do të zgjasë deri në përfundimin e hetimeve. /Telegrafi/