Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella do të mirëpresë Azzurrët në Pallatin Quirinale sot (e hëne), por nuk do të ketë një paradë triumfuese në rrugët e Romës.
Lojtarët e Roberto Mancinit fituan Euro 2020, duke mundur Anglinë me penallti në stadiumin Wembley.
Italianët kanë festuar në rrugë për tërë natën.
Ekipi u kthye në Romë të hënën në mëngjes dhe u mirëpritën nga rreth 200 mbështetës në Aeroportin Fiumicino në 7:00 të mëngjesit me kohën lokale.
Presidenti i Italisë Sergio Mattarella do të mirëpresë Azzurrët në Pallatin Quirinale në pra 17:00 me kohën lokale.
Kryeministri i Italisë, Mario Draghi do të takojë gjithashtu kombëtaren italiane në Palazzo Chigi, selia e Këshillit të Ministrave dhe rezidenca zyrtare e Kryeministrit.
Sidoqoftë, sipas Sky Sport Italia, nuk do të ketë një paradë triumfuese për të shmangur tubimet masive. Autoritetet lokale nuk kanë dhënë dritën jeshile dhe duket se nuk ka gjasa që Azzurrët të marrin autorizim për të festuar në rrugë.
Në vitin 2006, Italia u kthye në Romë pasi fitoi Kupën e Botës, dhe mbi një milion njerëz u paraqitën në Circo Massimo për të parë ekipin dhe për të festuar me ta.
Lojtarët e Italisë do të drekojnë në hotelin e tyre në Romë në ora 13:00. Ata tashmë kanë postuar disa fotografi nga arritja në Itali. /Telegrafi/