Telegrafi

Nuk ka pajtim mes lojtarëve dhe federatës – Danimarka me lojtarë amatorë dhe të futsallit në ndeshjen e Ligës së Kombeve

NIZHNY NOVGOROD, RUSSIA - JULY 01: Denmark look dejected as thier last penalty is saved during the 2018 FIFA World Cup Russia Round of 16 match between Croatia and Denmark at Nizhny Novgorod Stadium on July 1, 2018 in Nizhny Novgorod, Russia. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Danimarka ka emëruar listën për ndeshjen miqësore ndaj Sllovakisë, por aty nuk ka emra të zakonshëm, pasi  skuadra përbëhet tërësisht nga lojtarë futsalli dhe lojtarë të panjohur të ligave të ulëta.

Kjo për shkak të  një mosmarrëveshjeje për drejtat e imazhit  mes Shoqatës së Futbollit Danez (DBU) dhe lojtarëve kryesorë të ekipit kombëtar.

Planet e ekipit për ndeshjen e së mërkurës dhe ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve ndaj Uellsit të dielën, janë në kaos, i cili u shkaktua nga një mosmarrëveshje në lidhje me sponsorizimin komercial.

Spillerforeningen, sindikata e futbollistëve të Danimarkës, i bëri një ofertë DBU (federatës daneze), por kjo nuk ka pranuar.

Danimarka (Getty Images)

Lojtarët elitarë vendosën të mos luajnë, ndërsa klubet e Superligës dhe ligës së parë daneze vendosën të mos dërgojnë lojtarë në këto ndeshje, pasi thanë se zgjidhja e përhershme është më e mirë sesa fama për të luajtur në një apo dy takime.

Megjithatë federata ka gjetur një zgjidhje të përkohshme, për t’u paraqitur në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve, atë ndaj përfaqësueses së Uellsit dhe miqësores me Uellsin.

Christian Eriksen i udhëhiqte bisedimet mes palëve (Getty Images)

Janë grumbulluar disa lojtarë nga liga e tretë dhe ajo amatore e vendit, me qëllimin e vetëm për t’u paraqitur në fushë dhe për të shmangur pezullimin nga UEFA.

Nëse Danimarka nuk zbret në fushë ndaj Uellsit, rrezikon jo vetëm përjashtimin nga Liga e Kombeve, por edhe nga eliminatoret e Euro 2020. /Telegrafi/


Skuadra e Danimarkës

Portierët: Morten Bank (Avarta), Christoffer Haagh (Jaegersborg Boldklub), Christian Bannis (TPI)

Mbrojtësit: Mads Priisholm Bertelsen (TPI), Viktor Hansen (Frederikssund), Nicolai Johansen (Vanlose), Daniel Nielsen (Vanlose), Christian Bommelund Christensen (Jaegersborg Boldklub), Kasper Skraep (TPI)

Mesfushorët: Simon Vollesen (Birkerod), Rasmus Gaudin (Vanlose), Adam Fogt (Kastrup), Oskar Hojbye (Vanlose), Anders Hunsballe (Greve), Christopher Jakobsen (Hillerod), Kevin Jorgensen (Jaegersborg Boldklub) , Louis Veis (Jaegersborg Boldklub), Kasper Kempel (Skovshoved)

Sulmuesit: Anders Fonss (TPI), Troels Cillius Nielsen (Birkerod), Christian Offenberg (Avarta), Daniel Holm Sorensen (Skovshoved).