Telegrafi

Nuk ka kush e ndal Milot Rashicën, tjetër asistim përballë Lazios (Video)

Milot Rashica është duke shkëlqyer në takim ndaj Lazios.

Sulmuesi i talentuar kosovar, ka qenë vendimtar për skuadrën e tij Vitesse për ta rikthyer epërsinë në 2-1.

Rashica përsëri asistoi nga krahu i djathtë ndërsa në zonë u gjend mjaftë mirë sulmuesi Linnsen që shënoi për 2-1.

Vushtrriasi ishte asistues edhe në golin e parë të shënuar nga Vitesse.

Aktualisht po luhet minuta e 67-të e ndeshjes dhe Lazio arriti ta barazoj rezultatin në 2-2. /Telegrafi/