Site icon Telegrafi

Nuk ka kontratë të re, Muller do të largohet nga Bayerni pas 17 viteve

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munichu pas 17 viteve të kaluara te skuadra e parë.

I dalë nga Akademia e Bavarezëve, Muller ka qenë një nga futbollistët më të rëndësishëm të Bayernit ndër vite.

Por kontrata e tij do të skadojë më 30 qershor dhe ai nuk do të ketë një ofertë në tavolinë për rinovimin e saj.

35-vjeçari do të largohet në fund të sezonit si lojtar i lirë, derisa nuk e ka ndërmend të pensionohet.

Vështirë duket që Muller të vazhdoj të luaj në Bundesliga, derisa ai ka disa oferta nga skuadrat e MLS në SHBA.

Muller këtë edicion ka zhvilluar 35 ndeshje me Bayernin, kryesisht si zëvendësues derisa ka shënuar pesë gola e ka asistuar në pesë të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version