Koha e rregullt mes Kroacisë dhe Brazilit u mbyll me rezultat të barabartë 0-0.
Brazilianët që shiheshin si favorit para kësaj ndeshje kishin iniciativën, por që kroatët u treguan të fortë dhe arritën të neutralizonin sulmet e tyre.
Ivan Perisic kishte rastin e parë në ndeshje në minutën e 13-të, por nuk qëlloi cakun.
Në minutën e 20-të tentoi Brazili me Vinicius Junior, por goditja e tij u bllokua nga mbrojtja.
Selecao e nisi më mirë pjesën e dytë, duke rrezikuar që në start me Eder Militaon në minutën e 47-të, por Dominik Livakovic ishte në vend.
Në minutën e 55-të, Neymar gjuajti nga afër, por Livakovic ishte në vend,
Sërish rast i mirë në minutën e 66-të, kur Lucas Paqueta del i vetëm me Livakovic, por ky i fundi bën një pritje të bukur.
Neymar sërish rrezikoi në minutën e 76-të, ndërsa pas tij edhe Paqueta në minutën e 80-të, por sërish rrjeta nuk e gjet.
Ndeshja shkon në vazhdime, dy herë nga 15 minuta./Telegrafi/