Telegrafi

Nuk ka fitues në kohën e rregullt, Anglia dhe Danimarka shkojnë në vazhdime

Anglia dhe Danimarka kanë luajtur baras (1-1) në kohën e rregullt, në ndeshjen gjysmëfinale të Euro 2020, duke shkuar në vazhdime.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë me të dy skuadrat që provuan të gjejnë hapësira në mbrojtjet kundërshtare, duke bërë lojë të kujdesshme.

Përveç disa gjysmë-rasteve, rrjetat heshtën deri në minutën e 30-të, momente kur Danimarka ishte më e mirë në lojë.

Goli i parë në ndeshje erdhi po në minutën e 30-të të takimit, kur i riu Mikkel Damsgaard shënoi nga goditja e dënimit mbi 25 metra (1-0).

Ky ishte goli i parë nga gjuajtja e lirën në këtë Euro 2020 dhe një nga më të bukurit në këtë kampionat.

Por Anglia nuk u dorëzua dhe filloi të rrezikojë më shumë.

Fillimisht rast të mirë kishte Raheem Sterling në minutën e 38-të, por goditja e tij nga brenda zonës u prit nga portieri danez.

Por sulmet e shumta iu shpërblyen në minutën e 39-të, kur pasimin e Bukayo Saka e ktheu në portën e tij Simon Kjaer, në tentim për ta larguar topin (1-1).

Në minutat e mbetura Anglia kishte më shumë nga loja, por danezët të gatshëm gjithmonë për kundërsulme.

Rastin e parë në pjesën e dytë e kishte Kasper Dolberg që gjuajti fort,, por priti portieri.

Pas tij provoi Harry Maguire me kokë në minutën e 55-të, por Kasper Schmeichel   bëri pritje të madhe për ta ruajtur portën.

Në minutën e 75-të ishte një moment në zonën e danezëve ku anglezët kërkuan penallti, por pas rishikimit në VAR, u vendos që nuk kishte dicka të tillë.

Deri në fund nuk kishte më raste dhe ndeshja shkoi në vazhdime. /Telegrafi/