Nuk ka sjell fitues derbi i xhiros së 30-të në Ligën Premier mes Tottenham Hotspur dhe Manchester United.
Dy skuadrat që po luftojnë për një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve kanë luajtur baras 1-1.
Rastin e parë të mirë në ndeshje e patën mysafirët, por goditja e Rashford u prit mjaftë mirë nga portieri Hugo Lloris.
Tottenham e gjeti golin e epërsisë në minutën e 27-të nëpërmjet holandezit Steven Bergwijn.
22-vjeçari depërtoi bukur në zonë dhe me një goditje të fuqishme mposhti De Gean për 1-0.
Me epërsinë minimale të vendasve përfunduan edhe 45 minutat e para të kësaj sfide.
Djajtë e Kuq ishin më kërkues në pjesën e dytë dhe rrezikuan me Anthony Martial, por pa sukses.
Por në minutën e 81-të mysafirët nga Manchesteri fituan penallti.
I saktë nga pika e bardhë u tregua mesfushori portugez Bruno Fernandez që barazoi shifrat në 1-1.
Gjithsesi deri në fund të ndeshjes dy skuadrat tentuan për të shënuar golin e fitores, por një gjëje të tillë nuk ia arritën.
Tottenham vazhdon të mbetet në pozitën e tetë në tabelë me 42 pikë të fituara pas 30 xhirove, ndërsa Djajtë e Kuq janë tri pozita më lartë me katër pikë më shumë.
Në ndeshjen e radhës skuadra e Jose Mourinhos luan derbin londinez përballë West Ham United, teksa United përballet në Old Traford me Sheffield Unitedin. /Telegrafi/
Nice goal from Bergwijn,
Maguire turning like a truck, another De Gea should’ve done better moment pic.twitter.com/1eCyxkajCB— Karim (@Futball_Karim) June 19, 2020
Bruno Fernandes goal vs Tottenham (1-1) #mufc pic.twitter.com/zL0YqubXy3
— United Goals ⚽️ (@UnitedGoals__) June 19, 2020