Nuk ka dorëzim, megjithatë nuk ka përfunduar gjithçka – pasi që shpirti luftarak i lëvizjes kundër talibanëve është rikthyer në skenë, pavarësisht që mbrëmë talebanët morën nën kontroll Kabulin pas dorëzimit të ushtrisë afgane.
Në Twitter është shfaqur videoja e asaj që duket sikur fillimi i organizimit të lëvizjes kundër talebanëve dhe Al Qaedas, transmeton Telegrafi.
Forcat e armatosura do t’i udhëheq Ahmad Massoud, djali i Ahmad Shah Massoud i njohur si “luani i luginës Panjshir” që luftoi brutalisht kundër ushtrisë sovjetike në operacionin “Magjistralja” gjatë vitit 1989, që më vonë u bë lider i muxhahedinëve dhe lider i Aleancës 7, që u themelua kur talebanët erdhën për herë të parë në pushtet në Afganistan në vitin 1996.
https://twitter.com/BabakTaghvaee/status/1427253132501868544?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1427253132501868544%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3749081%2Fnema-predaje-dzihadistima-sin-lava-od-pansira-dize-ustanak-protiv-talibana-tadzici-ne-priznaju-poraz-i-kapitulaciju
Djali i tij Ahmad i cili asokohe ishte fëmijë, ka ndjekur hapat e babait dhe ka vendosur t’ua tregojë dhëmbët xhihadistëve dhe të hakmerret në emër të babait.
Ndryshe lugina Panjshir është rajoni i vetëm në Afganistan që xhihadistët kurrë nuk kanë shkelur. Në videon e publikuar më poshtë shihet Ahmad Massoud i njohur si Tajik, së bashku me bashkëluftëtarët duke u futur në helikopterin Mi-17V5 të ushtrisë afgane duke u nisur në një lokacion të panjohur. /Telegrafi/