Ky është momenti rrëqethës kur një baba u filmua duke ecur plotësisht i qetë rrugëve, duke mbajtur në dorë kokën e prerë të vajzës së tij adoleshente – të cilën e mbyti për shkak të ashtuquajturës “vrasje e nderit”.
Sarvesh Kumar u pa duke ecur këmbëzbathur nëpër fshatin Pandetara në Uttar Pradesh të veri të Indisë, transmeton Telegrafi.
Ai ka pranuar se ia ka prerë kokën vajzës së tij Neelam, 17-vjeçe, pasi që nuk kishte dhënë leje dhe miratuar që ajo të takohet me mashkullin që e konsideronte ajo të duhurin.
Ai ishte nisur për në stacionin e policisë dhe në dorë mbante kokën e të bijës. E më të parë banorët e fshatit e rrethuan, kurse policët ndërhynë për të shmangur ndonjë ekses.
Kumar ka pranuar në stacionin policor që ia kishte prerë kokën të bijës, sepse nuk ishte i kënaqur me lidhjen e saj që e kishte filluar me një burrë.
“Po, e kam bërë. Nuk është askush tjetër. E mbylla në dhomë dhe e bëra – trupi i saj ka mbetur në dhomë”, ka shtuar ai para policëve.
Sikur kjo të mos mjaftonte, ai kishte pranuar para policëve se kishte dashur ta mbyt edhe të dashurin e saj, por se nuk kishte mundur ta gjejë. /Telegrafi/