Telegrafi

Nuk ishte kundër Kosovës, e shkarkojnë Presidentin në Serbi

Nenad Golijanin nuk është më President i Federatës së Volejbollit të Serbisë, shkruajnë mediat serbe.

Pasi kishte abstenuar gjatë votimit për pranimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Volejbollit (FIVB) në Kongresin e kësaj të fundit në Buenos Aires, njeriu i parë i volejbollit serb është shkarkuar nga delegatët e pranishëm në Asamblenë e mbajtur në Beograd.

Nga 47 delegatët e pranishëm, për shkarkimin e Golijanin kanë votuar 43 prej tyre, raporton Zeri.info.

Golijanin është arsyetuar se ka abstenuar, jo pse e njeh Kosovën si shtet, por për faktin se nuk donte të bëhej shkak që fëmijëve të Kosovës t’ju ndalohet të merren me sport, në këtë rast me volejboll.