Telegrafi

“Nuk isha udhëheqësi i një trazire kundër Contes”, Richarlison mbrohet pas akuzave

Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Richarlison ka mohuar se ka udhëhequr një “trazirë të lojtarëve” kundër Antonio Contes, i cili u largua nga posti i trajnerit të Spurs pas komenteve të ashpra kundër lojtarëve të tij.

Richarlison kritikoi një gazetar për “gënjeshtrën e tmerrshme” dhe i kërkoi falje Contes për paraqitjet e tij këtë sezon.

“Unë nuk isha udhëheqësi i një trazire kundër tij, ishte krejt e kundërta”, ka shkruar fillimisht Richarlison në Twitter.

“Më falni, nuk bëra aq sa priste nga unë dhe nuk bëra mjaftueshëm që ai të qëndronte. Kur u largua, i dërgova një mesazh duke e falënderuar për gjithçka dhe duke i uruar më të mirat sepse është atë që meriton”.

Një gazetar për transmetuesin argjentinas TyC Sports pohoi se Richarlison dhe shoku i tij i skuadrës Cristian Romero i kishin dhënë klubit të tyre një ultimatum për të ardhmen e Contes.

“Të pyesësh dhe të më kritikosh mua si lojtar për paraqitjen time është pjesë e futbollit dhe këtë e kuptova. Megjithatë, duke thënë gënjeshtra për veten time, nuk e pranoj! Gjithmonë kam pasur shumë respekt për Conten dhe të gjithë trajnerët e mi”.

“Conte më ndihmoi shumë në lëvizjen time te Spurs dhe, sa herë që kishim një problem (edhe nëse ishte publik) ne e zgjidhnim atë bazuar në bisedë dhe profesionalizëm, dhe kjo mund të konfirmohet”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/