Është treguar, po ashtu, se ata të cilët hanë mëngjes, u përmbahen më mirë dietave dhe ndjejnë më pak uri nëse hanë mëngjes të pasur me proteina.
Ata të cilët mundohen të humbin në peshë dhe nuk kanë sukses, shumë shpesh e anashkalojnë mëngjesin duke menduar se është më mirë që kaloritë të konsumohen më vonë.
Mirëpo, ekspertët thonë se është e dëmshme për cilëndo dietë nëse ushqimi konsumohet më vonë, sepse atëherë nuk kemi kujdes ndaj sasisë së kalorive që konsumojmë dhe shpesh e teprojnë. /Telegrafi/