Telegrafi

Nuk gabon Roma, vazhdon të jetë hije e Juves (Video)

Roma ka fituar ndaj Cagliarit me rezultat 1-0 në javën e 21-të të Serie A.

Vendasit kontrolluan lojën gjatë gjithë takimit dhe ishte një fitore e merituar.

Goli i fitores dhe i vetmi në takim erdhi në minutën e 55-të pas një harkimi në zonë nga Antonio Rudiger, por i shndërruar në gol nga Edin Dzeko.

Vendasit sulmuan në vazhdim me Diego Perottin, Dzekon dhe Bruno Peres, por asnjëri nuk arriti të jetë konkretë para portës së Rafael.

Pas kësaj fitore Roma vazhdon në vendin e dytë me 47 pikë, kurse Cagliari në pozitën e 11-të me 26 pikë.

Ndeshja e ardhshme për Giallorossët është ndaj Sampdorias, kurse Rossoblutë presin në shtëpi Bolognan. /Telegrafi/