Site icon Telegrafi

Nuk ftohet nga Belgjika, Nainggolan mendon pensionimin nga Kombëtarja

Ylli i Romës, Radja Nainggolan, ka thënë se është duke e menduar pensionimin nga Kombëtarja belge pas injorimit të vazhdueshëm nga Roberto Martinez.

Nainggolan u la jashtë skuadrës edhe për ndeshjet që Belgjika do t’i zhvillojë kundër Gjibraltarit dhe Greqisë.

“Jam shumë i zhgënjyer. Jam duke provuar ta zgjidhi këtë situatë dhe jam duke reflektuar për të ardhmen”.

Martinez kishte thënë se ylli i Giallorossëve nuk është në formën e tij më të mirë.

“Radja nuk është ende në formën më të mirë”.

“Më vjen keq, por as herë të ndodh diçka më të, bëhet bujë”.

“Është e thjeshtë, mua më duhen lojtarët më të mirë në këtë dy ndeshje”, ka thënë trajneri i Belgjikës.  /Telegrafi/

Exit mobile version