Site icon Telegrafi

Nuk fiton Peja

Peja ka dështuar të fitojë si mysafir i KK Kozuvit, përkundër startit të mirë të ndeshjes (72-67).

Një fillim i mirë i skuadrës nga Kosova që e mbylli dhjetëminutëshin e parë me katër pikë më shumë (16:20).

Në çerekun e dytë, pejanët shënuan vetëm një pikë më shumë se kundërshtari (15:16) dhe shkuan në pushim me rezultat 31-36.

Rikthimi i skuadrës maqedonase ndodhi në pjesëlojën e tretë, në të cilën shënoi 17 pikë kundrejt shtatë të pejanëve.

Në çerekun e fundit, ekipi kosovar u përpoq t’i ndryshonte gjërat (24:24), mirëpo nuk ia doli dhe humbi me pesë pikë epërsi.

Më të mirë te Peja ishin Nenad Delic (me 22 pikë) dhe Kevin Burwell II (me 19 pikë), ndërsa te Kozuvi më mirë luajti Vladimir Brchkov, i cili shënoi 20 pikë.

Peja dhe Kozuvi tash kanë pikë të barabarta dhe kualifikimin do ta kërkojnë në xhiron e fundit, kur skuadra nga Kosova luan me rivalin vendor, Sigal Prishtina. /Telegrafi/

Exit mobile version