Tashmë janë publikuar pamje ku tregojnë se si Bruno Fernandes nuk e festoi golin e Jadon Sancho për Manchester United kundër Villarrealit.
Anglezi më në fund shënoi golin e tij të parë për Man United që nga transferimi i tij në verën e këtij viti nga Borussia Dortmund.
Ai shënoi në fitoren 2-0 të skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve dhe që është fitorja e parë për Michael Carrickun si trajner i përkohshëm, pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer.
Harry Maguire dhe Scott McTominay shkuan të festonin me bashkëlojtarin, duke lavdëruar me entuziazëm anësorin anglez – me kapitenin e klubit duke thënë: “Ju e meritoni këtë!”.
Megjithatë, Fernandes kishte një figurë më pak pasionante pasi dukej i pakënaqur kur anësori gjeti rrjetën.
Portugezi, i cili e nisi ndeshjen nga banka rezervë, asistoi për Sanchon – por mezi festoi pasi shoku i tij i skuadrës dyfishoi avantazhin e skuadrës.
🗣: “Well done, you deserve that!
🗣: “Get the f*ck in, that’s what I’m talking about!”
The players reaction to Jadon Sancho’s goal 💯
— United Zone (@ManUnitedZone_) November 23, 2021
Festa e heshtur e Fernandes nuk kaloi pa u vënë re mes tifozëve të Man United në rrjetet sociale.
Njëri shkroi në Twitter: “Bruno dhe Sancho nuk janë shokë!! Si nuk e festoi golin e parë të Sanchos kur dha asistimin, diçka nuk shkon këtu”.
Një i dytë shkruante: “Bruno Fernandes nuk u duk i lumtur pas golit. Arsyeja duhet të jetë që ai e nisi nga bankina”.
Një i tretë shtoi: “A jam unë i vetmi që kam vërejtur se Bruno ishte i inatosur sepse po supozoj se ishte i ulur në bankinë?”. /Telegrafi/