Telegrafi

Nuk është më Rui Faria krahu i djathtë i Jose Mourinhos: Njihuni me ndihmësin e ri Joao Sacramento, që do të jetë me portugezin në Tottenham

Jose Mourinho është trajneri i i ri i Tottenham Hotspur, ndërsa me vete do ta ketë një asistent të ri.

Bëhet fjalë për Joao Sacramento, një 30 vjeçari relativisht i panjohur në botën e futbollit.

Jose Mourinho njihet për besnikërinë që e kishte ndaj asistentit të tij, Rui Faria, i cili kësaj radhe nuk do të jetë me të.

Faria ka shkuar si trajner i Al-Duhali në Katar, ndërsa tani njeriu më i afërt është, Joao Sacramento. Ai njihet nga tifozët e futbollit si asistent i trajnerit në Lille.

Portugezi ka punuar edhe me Leonardo Jardimin dhe Claudio Ranierin në Monaco.

Edhe pse Sacramento është më së shumti i njohur për stërvitjen e tij profesionale në Francë, asistenti i ri portugez ka një histori në Angli.

Sacramento studioi dhe mori gradat e tij Bachelor dhe Master në Universitetin e Glamorgan në Uellsin e Jugut.

Në atë kohë ai ishte gjithashtu pjesë e departamentit të skautëve të Cardiff City FC dhe ndihmës trajner i ekipit U15 nga 2009 deri në 2011. /Telegrafi/