Site icon Telegrafi

NUK ËSHTË FAJI YT, UNË JAM FAJTORI: Ja si më së shpeshti meshkujt ua kthejnë shpinën vajzave!

Mirëpo, pjesëtarët gjinisë mashkullore janë shumë kreativë kur dëshirojnë të ndërpresin lidhjen dashurore, transmeton Telegrafi. Këto janë përgjigjet më të shpeshta:

Nuk je ti fajtore, unë jam fajtori
Me këto fjalë i lënë porosinë ish-partneres që akoma u është e dashur, mirëpo jo aq mjaftueshëm sa që me të jetë akoma në lidhje. Nuk dëshirojnë t’i lëndojnë, andaj gjithë fajin ia hedhin vetes, sepse me siguri dëshirojnë që ta mbajnë akoma në jetën e tyre.

Thjesht, nuk jam për lidhje serioze
Seksi për një natë apo takimi kur atij i përshtatet është ajo që dëshiron mashkulli i këtillë. Atij argëtimi i është më i rëndësishëm se çdo gjë, ndërkaq partneren e shikon vetëm si plotësim derisa ta gjejë atë që dëshiron.

Jeta më është bërë tepër e ngarkuar, nuk kam kohë për lidhje
Njerëzit në situata krize më së shpeshti mbështeten në personat e afërm, por edhe nuk ikin nga ta. Kështu vetëm në mënyrë të bukur flet që nuk është i interesuar.

Nuk dëshiroj të të lëndoj
Me këtë frazë mashkulli sikur do që tërë fajin t’ia hedhë vetes. Mendon që është më i rëndësishëm sesa marrëdhënia juaj, ndërkaq vetëm dëshiron që t’i kushtohet vetes, shoqërimit me miqtë dhe dëshiron të ketë kohë edhe për vajza të tjera. Ai mendon që është dëm të lidhet vetëm me një partnere, kur mund t’i ketë disa. /Telegrafi/

 

Exit mobile version