Keni dëgjuar për një larmi tjetër të déjà vu që është pothuajse aq e çuditshme? Déjà rêvé- kur ndiheni sikur diçka e keni përjetuar më parë në ëndërr
Déjà rêvé do të thotë ‘tashmë e ëndërruar’ në frëngjisht.
Sipas Sanam Hafeez, një neuropsikolog: “Është një kujtim, skenë ose një ndjenjë që e keni provuar në një ëndërr. Dhe kur e njëjta përvojë ndodh përsëri në botën reale, është déjà rêvé.”
Një studim i botuar në International Journal of Dream Research në 2010 zbuloi se deri në 95% e njerëzve mund të kenë përjetuar déjà rêvé.
Shkencëtarët kanë zbuluar disa gjëra në lidhje me déjà vu – për shembull, që duket se ndodh kur dy qarqe të ndryshëm në hipokampus, pjesa e trurit tuaj kushtuar kujtesës dhe përpunimit, aktivizohen menjëherë.
Por déjà rêvé është më misterioze. Mbi të gjitha, ëndrrat shpesh marrin frymëzim nga kujtimet dhe përvojat tuaja të vërteta. Por çfarë qëndron pas ndjenjës shqetësuese se ju po bëni diçka që keni bërë kur po flinit?
Një studim francez i botuar në Brain Stimulation në 2018 dha një pasqyrë të re të déjà rêvé. Studiuesit morrën pacientët me epilepsi që kishin kaluar terapi elektrike të stimulimit të trurit. Stimulimi i trurit nganjëherë përdoret për epilepsinë për të ndihmuar në kontrollin e krizave dhe njerëzit me epilepsi janë veçanërisht të prirur për déjà vu.
Shkencëtarët zbuluan se pas trajtimit, disa njerëz filluan të përjetonin déjà rêvé. Ata raportuan se ndiheshin sikur situata e tyre aktuale ishte në e ngjashme me një ëndërr që ata kishin parë, shkruan Class.
Studiuesit raportuan se ndërsa déjà vu është thjesht një ndjesi e paqartë, njerëzit me déjà rêvé shpesh mund t’i lidhnin ndjenjat e tyre me kujtime të sakta të ëndrrave. Sigurisht, nuk mund të ishin të sigurt se këto ishin ëndrra aktuale, ose nëse njerëzit në studim vetëm imagjinonin se do i kishin parë më parë.
Studiuesit besojnë se déjà vu mund të jetë një komunikim i gabuar, një shtrembërim i një kujtese që ne aktualisht kemi, ose diçka tjetër. Déjà rêvé mund të ndodhë për shkak të diçkaje të ngjashme në mënyrën se si ne kujtojmë – ose mendojmë se i kujtojmë – ëndrrat në të kaluarën.
Ka ende shumë për të mësuar në lidhje me déjà rêvé – pse ndodh, pse disa njerëz kanë më shumë të ngjarë ta ndiejnë atë sesa të tjerët dhe çfarë mund të na tregojë për trurin ose ëndrrat tona. Por nëse e ndjeni, mos u frikësoni. Thjesht shijoni një nga efektet anësore të çuditshme, të padëmshme të të pasurit tru. /Telegrafi/