Site icon Telegrafi

“Nuk e prisja këtë” – Bruno Fernandes mbetet i befasuar nga Solskjaer që i thotë se do të jetë kapiten i skuadrës

Para ndeshjes me Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve, Ole Gunnar Solkjaer e ka befasuar Bruno Fernandesin me vendimet që ka marrë.

Pasi u bë e qartë se Harry Maguire nuk do të mund të luajë në takimin që zhvillohet nesër (e marte) për shkak të lëndimit, trajneri norvegjez ka vendosur se kush do të jetë kapiten i skuadrës.

Vendimi ishte i panjohur deri sot (e hënë), e që Solskjaer i ka bërë të ditur Fernandesit se ai do të jetë lider i skuadrës.

“Kapiteni është i ulur afër meje, Bruno do të jetë kapiteni për ndeshjen e nesërme”, ka thënë trajneri norvegjez në konferencë për media.

Portugezi më pas tha se nuk e kishte pritur këtë vendim.

“Nuk e prisja këtë – e zbulova tani sikurse ju. Është një nder për mua për këtë të arritur të madhe. Shirit i kapitenit do të thotë shumë për mua dhe duhet të jem i vëmendshëm për skuadrën”, ka shtuar më tej Fernandes.

Ndeshja mes PSG-së dhe Manchester United fillon në ora 21:00, e që do të jetë takimi i parë për të dyja skuadrat për në fazën e grupeve. /Telegrafi/

Exit mobile version